23 January 2009

Kek me karrota

*4-5 veze
*1,5 gote uji sheqer
*1 gote uji karrote e renduar
*1 gote uji arra te thyera
*2 gota uji miell
*1,5 luge caji kanelle
*1 luge caji sode buke
*sheqer puder per zbukurim

1 Ne nje ene te madhe thyeni vezet, shtoni sheqerin dhe rrihini mire derisa te shkrije sheqeri. (me mikser te graduar te shpejtesia me e madhe do ishte me mire)
2. Shtoni karrotat dhe arrat dhe vazhdoni ta perzini.
3. Duke shtuar edhe miellin dhe kanellen arrini te perftoni nje mase homogjene.
4. Shtoni edhe soden e bukes dhe perzieni perseri me shpejtesi me te ulet per 2-3 here.
5. Ndizni furren ne 175'C. Lyeni mire kallepin (tepsine) e kekut nga brenda me gjalp.
6. Hidhni masen ne kallep, dhe piqeni mire. Pasi te piqet, lereni te ftohet pak pastaj hiqeni nga kallepi. Pasi te ftohet zbukurojeni me sheqer puder. ( mos e hidhni te nxehte sepse shkrin sheqeri )
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment